Antoine Griezmann pritet të jetë gati për derbin kundër Real Madrid
Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, është duke shpresuar se do të jetë gati për ndeshjen kundër Real Madrid që zhvillohet këtë të shtunë.
Pas raporteve mjekësore, është konstatuar se Griezman nuk ka thyerje në shputën e këmbës, i cili u premtoi tifozëve se do të jetë gati për sfidën në “Vicente Calderon”.
“Nuk është lëndim serioz”, tha ai për Marca, i cili shtoi “Por, më duhet të punoj ditë e natë që të jem gati”.
Griezmann ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 14 ndeshje për Atleticon deri më tani këtë edicion në të gjitha garat. /Express/


