KEDS ka bërë të ditur se në disa vende të Kosovës të hënën do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Më14.11.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjani do të shkyçet:
LP 10 kV Gadime (41000013) prej orës 12:00 deri ne ora 16:00.
Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gadime e Ulët (një pjesë), Gadime e Lartë, Plitkoviqi dhe Vrella.
Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.
Më 12.11.2016 në TS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:
Dalja 10 kV Bablaku (kodi:41000001) nga ora 09:00 deri ne ora 09:15
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bablaku, Pojata, Cërnilla, Mirashi, Babush i Muhaxherëve, Surqina, Tërni dhe konsumatorët komercialë.
Arsyeja: ndërrimi i ormanit të tensionit të ulët në TS Zhinepotok-Cërrnillë.


