Trajneri i Izraelit, Elisha Levi insiston se fitorja kundër Shqipërisë ishte e merituar dhe e pranon se kartonët e kuq dhe penalltia ua lehtësuan gjërat
Ai po ashtu foli edhe për mikpritjen dhe se si u ndjen në Shqipëri.
“Luajtëm më mirë se Shqipëria që nga minuta e parë. Penalltia dhe kartoni i kuq na lehtësuan gjërat por ne ishim skuadra më e mirë në fushë. Kjo ishte fitorja më e thellë si trajner për mua dhe më bën krenar. Tani jemi gati dhe kemi një motivim më të madh për ndeshjen e radhës”, tha Levi gjatë konferencës për media.
“Bëmë një ndeshje të madhe, pasi luajtëm thjesht dhe pa e nënvlerësuar kundërshtarin. Zahavi ishte lojtari ynë kyç, ai bëri diferencën. Falënderojmë shqiptarët për mikpritjen, u ndjemë shumë të sigurt”. /Express/


