A është nesër 2 korriku i vitit 1990?!

PUBLIKUAR

Deputetët e Bllokut VLAN (LDK-AAK-Nisma dhe VV) nesër mund ta vënë në skenë aktin e “Kushtetutës së Kaçanikut” dhe të ‘aktrojnë’ rolet e heronjve të 2 korrikut të vitit 1990.

Një paralajmërim i tillë është dhënë sot tërthorazi nga disa deputetët të VLAN-it, derisa është paralajmëruar edhe mbajtja e një takimi të ri të Bllokut nesër para orës 10:00.

Kjo vije si pasojë e shtyrjes së seancës të paralajmëruar për nesër. Ka qenë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ai i cili ka thënë nesër duhet të hapen dyert e Kuvendit, pa marrë parasysh vendimin e kryesueses, Flora Brovina që seanca të shtyhet.

Indeksonline, nga burime të saj brenda bllokut opozitar, mëson se nesër deputetët e VLAN-it mund të
improvizojmë një seancë në hapësirat e lira të kuvendit ose përballë tij, ashtu siç kanë bërë delegatët e Kushtetutës së Kaçanikut.

“Kuptohet në shenjë proteste, sepse vlerësojmë se po i mohohet e drejta shumicës parlamentare për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit”, thonë këto burim për Indeksonline.

VLAN vazhdimisht thirret në shumicën parlamentare, kurse PDK-ja në të drejtën që ia jep Kushtetuta për të zgjedhur kreun e Kuvendit. E këto dy pozicione polarizuese, e kanë shtyrë Flora Brovinën që edhe një herë të shtyjë vazhdimin e seancës konstituive, në mënyrë që palët të arrijnë marrëveshje dhe vendi të dalë nga ngërçi politik. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...