Albin Kurti: Sot nuk duhet të mërzitemi për Astritin por për të gjithë qytetarët e republikës

PUBLIKUAR

Ish-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sëbashuë me anëtarë të këtij subjekti ka protestuar para ndërtesës së burgut të Prizrenit. Kurti, në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit në këtë ndërtesë para 1 javë ka thënë se ne sot nuk duhet të mërzitemi për Astritin por ne sot duhet të mërzitemi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se në çfarë vendi të pa sigurtë e kaq shumë të rrezikuar individualisht dhe kolektivisht jetojmë ne për shkak të kësaj qeverie e të këtyre institucioneve të kapura, shkruan Gazeta Express.

“Është situatë tjetër atëherë kur vdes një person në vuajtje të dënimit, por është diçka krjetësisht ndryshe kur dikush vdes në paraburgim, sepse Astriti, jo vetëm moralisht e politikisht, por edhe ligjërisht e nominalisht ishte i pafajshëm”, shtoi Kurti.

Në fund të fjalës së tij, Kurti tha: “Lavdi Astrit Deharit dhe të gjithë dëshmorëve, martirëve e veprimtarëve të çështjeve shoqërore e kombëtare”.

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...