Bukuroshja italiane, Elettra Lamborghini, u bë sensacion që nga ceremonia e MTV European Music Awards, kur tërhoqi vëmendje të madhe me ekspozimin e tepruar.
Mirëpo, nëse keni menduar se ajo ishte “sjellja më e keqe” e 21-vjeçares, duhet të mendoni sërish.
Elettra është pjesë e serialit real televiziv, “Super Shore” – që është version italian i “Geordie Shore” të MTV, kurse ajo shfaqet shumë ‘e egër’, njofton Telegrafi.
Pas profileve mbresëlënëse në rrjetet sociale që përfshinin selfiet seksi dhe jetën e saj luksoze, ajo tërhoqi vëmendjen e producentëve të këtij shou televiziv, të cilët e ftuan që të ishte pjesëmarrëse në vitin e kaluar.





