YAHR: Ekzekutivi i Komunës së Lipjanit duhet ti kushtojë më shumë kujdes në shëndetin e nxënësve

PUBLIKUAR

10440198_850709628286261_1910346916192441515_n

Organizata joqeveritare Youth Association for Human Rights (YAHR), ka ngritur shqetësimin dhe problemin lidhur peshën e rëndë të çantave të fëmijëve nëpër shkollat fillore të komunës së Lipjanit.

 “Organizata Joqeveritare YAHR nëpër mes kësaj komunikate për media ngritë shqetësimin dhe problemin lidhur peshën e rëndë të çantave të fëmijëve nëpër shkollat fillore të komunës së Lipjanit, në të cilat ata bartin tekstet dhe materialet e tjera mësimore.

Në bazë të një hulumtimitë organizatës sonë, kemi konstatuar se një qantë mesatarisht e ka peshën nga 5-10 kg varësisht nga niveli klasore të nxënësve, që kjo është në kundërshtim me standardet të përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetit, ku ngarkesa fizike te fëmijët nuk guxon të kalojë 10 përqindëshin e peshës trupore të fëmijëve. Çdo gjë më e rëndë se aq, mund të jetë e dëmshme për shpinën e fëmijës dhe bart pasoja për të ardhmen. Çantat e mëdha dhe të mbingarkuara po shkaktojnë jo vetëm lodhje të nxënësve, por edhe dëmtime afatgjatë në shtyllën kurrizore.


Në fillim të këtij viti 2014 gjatë një vizite të nxënësve të shkollës fillore “Ismail Luma” tek kryetari Komunës së Lipjanit Z. Imri Ahmetit patën kërkuar nga ai që të ju sigurojë disa dollapë me qëllim të vendosjes se librave të pa nevojshme për ti bartur me qantë, në mënyrë që të ju lehtësohet ngarkesa në qantat e tyre, po në atë kohë kryetari Z.Ahmeti u patë zotuar se kërkesa e tyre do të ju plotësohet, por ende nuk ka ndonjë rezultat konkretë nga premtimi i kryetarit të komunës së Lipjanit për këtë nxënës të kësaj shkolle”,thuhet në njoftimin e YAHR-së.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...