Mustafa: Është në dorën tonë t’i hapim udhë liberalizimit të vizave

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se mesazhet e BE-së janë të qarta dhe tashmë është në dorën tonë që t’i hapim udhë liberalizimit të vizave dhe të vazhdojmë më tutje në integrimin e plotë në BE, i cili është vullnet dhe aspiratë e qytetarëve të Kosovës, agjendë nacionale e institucioneve dhe përfaqësuesve politikë, si dhe proces esencial me vlerë shtetndërtuese për Republikën e Kosovës.

Këto komente kryeministri Mustafa i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pas takimeve të djeshme me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, shkruan Telegrafi.

Postimi plotë i Mustafës në facebook:

“Dje ishte një ditë e rëndesishme për rrugën integruese të Kosovës. Së bashku me komisionerin Johannes Hahn lansuam Agjendën e Reformave Evropiane, e cila parasheh zbatimin e 22 prioriteteve të cilat do të fuqizojnë zbatimin e MSA-së dhe do të avancoj procesin integrues të Kosovës në BE.

Patëm edhe një konferencë për gazetarë si dhe një takim me liderët politikë në vend.

Mesazhet e BE-së janë të qarta. Tashmë është në dorën tonë që t’i hapim udhë liberalizimit të vizave dhe të vazhdojmë më tutje në integrimin e plotë në BE, i cili është vullnet dhe aspiratë e qytetarëve të Kosovës, agjendë nacionale e institucioneve dhe përfaqësuesve politikë, si dhe proces esencial me vlerë shtetndërtuese për Republikën e Kosovës” (sic.), shkruan Mustafa.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...

E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti

Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për veprën penale...