Abrashi zbulon projektin për punësimin e 500 personave

PUBLIKUAR

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se këtë javë kanë filluar projektin që parasheh që 500 punëkërkues, shfrytëzues të asistencës sociale, të angazhohen në punësim përmes programit të subvencionimit të pagave, në periudhë subvencionimi 12 mujor (me mundësi vazhdimi).

Përmes një postimi në facebook, Abrashi ka treguar se do të subvencionojnë punësimin me rreth 120-130 euro, për çdo përfitues të asistencës sociale, nëse pranon një kontratë punë një vjecare (me mundësi vazhdimi), dhe heq dorë nga asistenca sociale, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Abrashit:

“Këtë javë filluam projektin që parasheh që 500 punëkërkues, shfrytëzues të asistencës sociale, të angazhohen në punësim përmes programit të subvencionimit të pagave, në periudhë subvencionimi 12 mujor (me mundësi vazhdimi).

Me fjalë tjera, ne do të subvencionojmë punësimin me rreth 120-130 euro, për cdo përfitues të asistencës sociale, nëse pranon një kontratë punë një vjecare (me mundësi vazhdimi), dhe heq dorë nga asistenca sociale. Nëse edhe biznesi i ofron të njëjtën shumë, atëherë po flasim për të hyra solide prej 250-300 euro për një punëmarrës.

Pra idea është që fondet pasive t’i kthejmë në fonde aktive, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, në mënyrë që të ulim inaktivitetin dhe të zvoglojmë papunësisë.

Do ta fillojmë me 500 përfitues, dhe varësisht nga suksesi e rrisim edhe numrin. Paraprakisht, sipas kërkesave të komunitetit të biznesit këta do të përfshihen në trajnim intenziv.

Ftoj gjitha bizneset e interesuara të vizitojnë zyret e punësimit për informata shtesë. #dilprejsocialit” (sic.), ka shkruar Abrashi.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...

E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti

Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për veprën penale...