Ministria e Shëndetësisë nuk përkrahë metodat e reja kirurgjike

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë nuk ka shprehur ndonjë interesim për investime në metodat kirurgjike të ashtuquajtura minimal-invazive, të cilat tashmë po aplikohen në Kosovë nga Dr. Armend Sadiku dhe i cili është kthyer nga Gjermania. Me këtë do të kursehej kohë, do të kursehej shëndeti i pacientëve, por edhe do të kursehej buxheti e do të pakësoheshin spitalet nga numri i madh i pacientëve

Gjinekologu Armend Sadiku po aplikon metoda të reja të kirurgjisë minimal-invazive gjatë trajtimit të pacientëve të tij. Këto metoda ai shpjegon se kanë përparësi të mëdha në raport me metodat klasike të operacioneve. Ai tregon se 92,8 për qind e pacientëve të tij pas operacionit qëndrojnë në spital vetëm 4 deri në 6 orë. Sadiku nuk ka lënë pa komentuar edhe procedurat e IVF-së të cilat kryhen në Kosovë. Sipas tij, shteti duhet të krijojë protokolle dhe mekanizma mbikëqyrës pastaj të lejojë një procedurë mjekësore.

E pyetur nga “Zëri” rreth procedurave të IVF’së për mjaftueshmërinë e mbikëqyrjes së këtij procesi, Sadiku tha se çdo njeri mundohet të bëjë më të mirën për pacientët.

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...