Janjevë: Plaka kroate sulmohet nga dy të mitur (VIDEO)

PUBLIKUAR

Jana Geçeviq që jeton e vetme në Janjevë të Lipjanit mbrëmjen e së mërkurës u sulmua fizikisht nga dy të mitur.

Derisa vetë kroatja për shkak të moshës vështirë flet, sipas të afërmeve, sulmi erdhi pas tentimit për ta vjedhur.

Për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti përmes telefonit i tha Klanit se kemi të bëjmë me lëndim të lehtë trupor dhe se pas identifikimit të të dyshuarve, e që janë dy djem nën moshën 14 vjeçare, rasti është transferuar në Qendrën për Punë Sociale.

Në këtë qendër zyrtari i Shërbimeve Sociale, Behar Hamerllahu i tha klanit përmes telefonit se më fëmijët e familjarët e tyre po mbahen sesione këshillimi dhe se po bëhet çdo gjë për risocializimin dhe rehabilitimin e të miturve.

E ky nuk është rasti i vetëm që një kroat u tentua të plaçkitet në këtë fshat. 100 m më larg një tjetër plakë e që po ashtu jeton vetëm po detyrohet të ndërrojë bravën e derës. Kjo pasi që para disa ditësh persona të paidentifikuar iu futën në shtëpi.

Meqë viktimës nuk iu vodh gjë në polici nuk hapen rast fare, por sipas zëdhënëses së Policisë, Flora Ahmeti, edhe në muajin tetor ka pasur dy raste të vjedhjeve në familjet kroate që jetojnë këtu.

Kronikë e Vullnet Krasniqit.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...