Dogana kontrolle në Lipjan, dyshohet për mallra pa dokumentacion, sekuestrohen mbi 250 parë mbathje sportive të brendeve Nike, Adidas dhe Reebook

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj kontrabandimin mallrave të ndryshme në disa raste gjatë kësaj javë, në katër (4) aksione të ndara janë kapur pije alkoolike,  naftë dhe gjësende të tjera të kontrabanduara, ka njoftuar Dogana.

Në rastin e parë përgjatë magjistrales Mitrovicë – Prishtinë, në afërsi të fshatit Milloshevë, është ndaluar një automjet  me targa të shtetit Serb ku pas kontrollit është hasur në mall pa dokumentacion përcjellës, mall ky për të cilin nuk janë paguar taksat importuese: Pije alkoolike respektivisht verëra të llojit të ndryshëm mbi 200 litra.

Gjithashtu njësit e doganës në rajonin e Mitrovicës kanë kapur mbi 3000 litra naftë në një transportues me targa të Kosovës, ku pas ndalimit është hasur në mall pa dokumentacion përcjellës, respektivisht derivate të naftës, të vendosura në tre bidonë plastik, në sasi rreth 3000 litra.

“Derisa gjatë kësaj jave njësit e auditimin kanë ushtruar kontrolle në qytetin e Lipjanit dhe Gjilanit respektivisht në dy lokacione ku dyshohet se ka mallra pa dokumentacion. Në Lipjan dogana ka ushtruar kontroll te një biznes i cili dyshohet se ka arritur të fus mallrat pa dokumentacion importi përkatës, pas hyrjes në këtë objekt njësit e doganës kanë gjetur dhe sekuestruar sasinë e mbi 250 parë mbathjeve sportive të brendeve si Nike, Adidas dhe Reebook, rasti ka vazhduar për hetime. Në qytetin e Gjilanit përkatësisht tek një kompani që dyshohej për kontrbandim të mallrave, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalet e subjektit është gjetur një sasi të mallit pa dokumentacion saktësisht mall pa dëshmi për pagesën e taksave importuese, si vijon : Qese plastike biodegraduese mbi 700 kg dhe mallra të tjera”, njofton Dogana.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar duke përfshirë automjetet e lartëcekur, dhe personat e involvuar janë gjobitur.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...