Këshilli i Nxënësve dënon dhunën në shkollën e Drenasit (Video)

PUBLIKUAR

Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK), ka reaguar ndaj dhunës së një nxënësi në shkollën fillore në Zabel të Ulët të Drenasit e ushtruar nga mësimdhënësja e kësaj shkolle Rahime Buçinca.

Ky këshill e ka dënuar këtë akt duke vlerësuar se dhuna në shkollat e Kosovës është shqetësuese.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Nxënësve të Kosovës përmes këtij reagimi dënon dhunën e ushtruar nga mësimdhënësja ndaj nxënësit së shkollës fillore në Zabel të Ulët-Drenas e shfaqur online në një video amatore gjatë datës 11 Nëntor 2016.

Sipas qëndrimit të nxënësve, dhuna në shkolla është një dukuri shqetësuese me të cilën shkollat me akterët e saj përballen në secilin vendnë Republikën e Kosovës, ajo është e shprehur në formë të abuzimit fizik apo psikologjik përmes nënçmimit, shpërfilljes, talljes, vendosjes së epiteteve negative e deri tek kërcënimi verbal. Faktikisht deri më tani është parë që dhuna në shkolla paraqet një nga sfidat më të vështira për tu trajtuar. Për nxënësit është shqetësuese dhuna në mes të nxënësve, dhuna nga mësimdhënësit apo ndaj tyre (nga nxënësit apo në disa raste edhe prindërit), dhe rreziku që vjen nga personat tjerë jashtë shkollës.

Këshilli i Nxënësve të Kosovës ndër të tjera ka kërkuar  nëpërmjet një kërkesë zyrtare dorëzuar Inspektoriatit për Arsim  si institucion përgjegjës të ndërmerr masa ndaj kësaj dukurie, duke konsideruar legjislacionin në fuqi, specifikishtLIGJI Nr. 04/L-032 PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, Neni 4 Mbrojtja e grupeve të cenueshme 1. Të gjithë personat e punësuar në institucione arsimore, të themeluara sipas këtij ligji, do të ndërmarrin të gjithë hapat e arsyeshëm që të sigurojnë se nxënësit dhe punonjësit nuk lëndohen apo u ekspozohen fjalëve dhe veprimeve fyese. Si dhe Neni 2. Ndalohet ndëshkimi fizik apo çfarëdo forme tjetër e ndëshkimit nënçmues në të gjitha institucionet arsimore dhe aftësuese, qofshin ato publike ose private.

Këshilli i Nxënësve të Kosovës rekomandon institucionet kompetente (Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; Drejtoritë Komunale të Arsimit, Inspektoratin për Arsim) në implementim të ligjit të lartë përmendur karshi obligimeve dhe përgjegjësiveqe kanë këto institucione të paraqitura tashmë nëNeni 5 Detyrat e Ministrisë, pika 1.4.; Neni 7 Kompetencat e komunës, pika 3.4.; Neni 8 Inspektimi i arsimit pika 4.4.

Me qëllim të luftimit, të parandalimit dhe reduktimit të dhunës në shkolla, Këshillat e Nxënësve po ashtu duhet të iniciojnë krijimin e një partneriteti formal në mes të udhëheqësve të shkollave, nxënësve, prindërve dhe policisë në bashkësi./lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme...

Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, procesohen 13 nga 47 vendvotime

Ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike...

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...