Ja cilat asete shet AKP-ja në Lipjan

PUBLIKUAR

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen t’i blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara, listuara më poshtë tani në likuidimin.

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL SHITJEN E 27 TË ASETEVE TË NDËRMARRJEVE NË LIKUIDIM

Subjektet/ njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Njësia nr.25: KLK Shitorja në Lipjan – pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe të përgjithshme prej 53.64m² që ndodhet në katin përdhesë të një ndërtese banimi në rrugën Adem Jashari, llamella 2, komuna Lipjan. Toka NUK është pjesë e shitjes. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.28: Blinaja Shitorja nr.3 dhe nr.8 Lipjan – kjo shitje ofron dy lokale të cilat aktualisht janë të bashkuara dhe janë shndërruar në një lokal cili përfshinë sipërfaqen prej përafërsisht 96.97m², sipas listës së aseteve, kurse sipas matjeve në terren sipërfaqja është përafërsisht 104m². Lokali gjendet në Rr. Lidhja e Prizrenit, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.29: Blinaja Shitorja nr.4 Lipjan – kjo shitje ofron lokalin afarist i cili sipas listës së aseteve ka sipërfaqje me përafërsisht 25m², kurse sipas matjeve në terren sipërfaqja e lokalit është përafërsisht 47m². Lokali gjendet në Rr. Skënderbeu, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.30: Blinaja Shitorja nr.5 Lipjan – përfshinë lokalin afarist i cili sipas listës së aseteve ka sipërfaqje prej përafërsisht 30m², kurse sipas matjeve në terren sipërfaqja e lokalit është përafërsisht 66m². Lokali gjendet në Rr. Skënderbeu, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.31: Blinaja Shitorja nr.7 Lipjan – përfshinë lokalin afarist i cili sipas listës së aseteve dhe matjeve në teren ka sipërfaqje prej përafërsisht 100m², Lokali gjendet në Rr. Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.32: Blinaja Shitorja nr.9 Lipjan – përfshinë lokalin me sipërfaqe prej përafërsisht 25m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren sipërfaqja është përafërsisht 31m². Lokali gjendet në rrugën Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.33: Blinaja Shitorja nr. 10 Lipjan – ky aset ofron mundësinë për të blerë hapësirën afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 80m², sipas listës së aseteve dhe matjeve në terren, i cili gjendet në Rr. Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.34: Blinaja Shitorja nr.11 Lipjan – ky aset ofron mundësinë për të blerë hapësirën afariste e cila sipas listës së aseteve përfshinë sipërfaqen prej  përafërsisht 100m² ndërsa sipas matjeve në terren përfshinë sipërfaqen prej  përafërsisht 95m². Lokali gjendet në Rr. Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.

Njësia nr.35: Blinaja Shitorja nr.12 Lipjan – përfshinë lokalin me sipërfaqe prej përafërsisht 35m² sipas listës së aseteve dhe sipas matjeve në terren. Lokali gjendet në rrugën Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie. Njësia nr.36: Urata Shitorja Obiliq – përfshinë lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 61m². Lokali gjendet në katin përdhesë të një ndërtese shumëkatëshe të banimit, në Rr. Adem Jashari, Ndërtesa Afariste A1, lamela A1, lokali nr.1, afër zyrave të KEK-ut në Obiliq. Nuk ka tokë që do t’i transferohet blerësit të ri.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...