PDK: Vetëvendosja do të braktiset nga një pjesë e nëndegëve të saj

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me anë të një komunikate për media ka shprehur se,Vetëvendosje’n do ta braktisin një pjesë e madhe e nëndegëve të saj. PDK ka theksuar se deklaratat e VV’së se nuk marrin pjesë në zgjedhjet e Drenasit për arsyen nuk duan të përfitojnë politikisht nga një dënim i padrejtë gjyqësor është fals, shkruan Gazeta Express.

“Arsyeja e mospjesëmarrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, kinse ata nuk duan të përfitojnë politikisht nga një dënim i padrejtë gjyqësor, si ai i rastit “Drenica 2”, është vetëm pretekst pa sens nga ana e kësaj Lëvizjeje, duke i marrë parasysh deklaratat e tyre karshi njerëzve që janë prekur nga ky dënim.” thuhet në komunikatë.

Më tej PDK ka theksuar ” Ata kanë deklaruar se në këtë kohë janë duke i forcuar strukturat e tyre organizative me njerëz të moshave dhe profesioneve të ndryshme, por në fakt është krejt e kundërta. Pikërisht mungesa e kuadrove, strukturës dhe fuqisë politike në këtë Lëvizje është edhe arsyeja kryesore e refuzimit të pjesëmarrjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...