Mustafa: Johnson na dha mesazhe të fuqishme mbështetjeje për Kosovën

PUBLIKUAR

Kryediplomati britanik, Boris Johnson, i cili po qëndron sot për vizitë zyrtare në Prishtinë, ka dhënë mesazhe të fuqishme mbështetjeje për Kosovën, në të gjitha fushat, ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

“Pata nderin që sot t’i kaloj disa orë me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson në Prishtinë”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Pas takimit që patëm para një jave në Londër, edhe sot sekretari Johnson na dha mesazhe të fuqishme mbështetjeje për Kosovën, në të gjitha fushat”, ka theksuar Mustafa.

Kryeministri kosovar ka vlerësuar se vizita dhe qëndrimet e sekretarit Johnson e bëjnë të qartë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë partner i fuqishëm strategjik i Kosovës. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...