Pacolli: Për mua rinia është një prioritet i rëndësishëm

PUBLIKUAR

Kryetari i AKR-së në Lipajn, Sabit Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se rinia lipjanase do të jetë njëra nga prioritet e tij, “Jo vetëm të rinjtë e Lipjanit, por të gjithë të rinjtë duhet të ngritin zërin e tyre për të kërkuar të drejtën e shkollimit, punësim”, ka shkruar ai.

Sipas Pacollit, “Fatkeqësisht rinia e vendit tim është rinia më e varfër, dhe kjo është ajo që më shqetëson më së shumti. Fakti që nuk kanë përkrahje nga askush është mjaft shqetësues edhe pse i tillë nuk po rezulton për të tjerët, Jo vetëm të rinjtë e Lipjanit, por të gjithë të rinjtë duhet të ngritin zërin e tyre për të kërkuar të drejtën e shkollimit, punësim . Unë jam dëshmitar që të rinjtë e vendit tonë nuk kanë shumë rëndësi për rolin e tyre në vendimmarrje gjë kjo që është një hap shumë mbrapa dhe që e dëmton rinin tonë”.

Sipas tij shkëndija të ndryshimit po vijnë.

“Por të dashur miq disa shkëndija të ndryshimit po vijnë, unë do ti përkrahi deri në maksimum të rinjtë tanë, së bashku do të krijojmë mundësi të shkollimit por edhe të punësimit, sepse bashkimi bënë fuqinë e këtë fuqi do e arrijmë së bashku që nesër të lulëzojë vendi jonë më zgjuarsinë dhe punën tuaj të madhe. Për mua rinia është një prioritet i rëndësishëm sepse është e ardhmja e vendit prandaj jam fokusuar sa më shumë tek ndryshimet që do ti arrijmë së bashku.Së shpejti më të rinjtë e Lipjanit do të kemi shumë aktivitete do të kemi ndryshime mjafton të keni besim në ndryshime dhe të keni guxim të shprehni pakënaqësitë tuaj tash e sa vite. Ndryshimet po vijnë prandaj ndihem i nderuar dhe më fat që jam i rrethuar me shumë të ri të suksesshëm në vendim tim”, ka shkruar Pacolli.

“Ndihëm më fat që çdo ditë ka të ri që bashkëngjiten dhe kanë deshi të jenë pjesë e ndryshimeve që do ti sjellim së bashku”, përfundon Pacolli./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...