Kapet një kamion me kontrabandë në Zveçan, serbët kundërshtojnë konfiskimin e tij

PUBLIKUAR

Mbi 20 serbë janë tubuar në hyrje të Zveçanit, rreth një kamioni i cili po barte pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia.

Ata janë duke penguar Policinë e Kosovës që këtë kamion ta dërgojë në terminalin që ndodhet në jug të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Telegrafit.

Madje, siç mëson Telegrafi, ata janë duke u përplasur me Policinë e Kosovës, duke tentuar të zbrazin kamionin.

Kamioni është nën pronësinë e Dragan Nedelkoviq.

Ai ka qenë kryetar i Organit të Përkohshëm të Zveçanit, i cili tani ka një depo të pijes në Zveçan.

Telegrafi është munduar që të kontaktoj me Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, mirëpo kjo ka qenë e pamundur.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...