LVV-Lipjan: Qendra e VV-së në Lipjan po forcohet me progresivitet

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan përmes një komunikate ka thënë se po vazhdojn me formimin e pikave të reja ku bazuar në planin tremujor të hartuar dhe aprovuar nga kryesia, gjithëçka po shkon sipas planit dhe dinamikës së paraparë.

Në komunikatë thuhet se kryetari me anëtarët e kryesisë po zhvillojnë aktivitet të perditshëm.

Komunikata e plotë nga Lëvizja Vetëvendosje Lipjan:

Antarësimi në VV, Qendra në Lipjan po rritet me anëtar dhe simpatizant të ri në të gjitha fshatrat e saj dhe në qytetin e Lipjanit. VV ka regjistruar dhe antarësuar qindra anëtar këta dy muajtë e fundit. Lëvizja VV, Qendra në Lipjan ka rikonstruar dhe rithemeluar gjatë muajit shtator tetë pika në lokalitetet: Lipjan, Gadime e Epërme, Llugaxhi, Sllovi, Rufci i Ri, Bujari, Kroishtë dhe Banullë. Me këto pika kemi perfunduar cilklin e parë të rikonstruktimit dhe kemi zgjedhur kryetarin e Qendres drejtëperdrejt me votim në pikat ku kemi pasur strukturë të organizuar. Janë zgjedhur edhe organet tjera të qendres si: Këshilli i pergjithshëm dhe kryesia e Qendres së VV-së në Lipjan. Tani po vazhdojmë me formimin e pikave të reja ku bazuar në planin tremujor të hartuar dhe aprovuar nga kryesia, gjithëçka po shkon sipas planit dhe dinamikës së paraparë. Kryetari me anëtarët e kryesisë po zhvillojnë aktivitet të perditshëm, po kontaktojnë qytetar dhe grupe të qytetarëve të cilët janë shumë të gatshëm ti bashkangjiten Lëvizjes VV, duke e konsideruar të vetmen forcë politike serioze që mund ta nxjerrë vendin nga kriza politike dhe ekonomike që na ka perfshi. VV-së Qendra në Lipjan e sidomos kryetarit iu kanë bashkangjitur një numer i madh personalitetesh dhe ish aktivist të pakënaqur të partive politike të ish pushtetit dhe të pushtetit të tanishëm të cilët po koontribojnë shumë në forcimin e VV-së tek e cila po shohin të vetmen shpresë shpëtimi për Lipjanin në veqanti e për Kosovën në pergjithësi. Falë aktivitetit të të gjithë aktivistëve, kryesisë dhe këshilltarëve dhe vullnetarëve vetëm javën që lamë pas formuam pesë pika (nëndegë) në formimin e të cilave morën pjesë qindra aktivist. Pikat e VV-së të formuara në fillimin e muajit nëntor, nga ku dolën kryesitë e pikave me kuadro dhe aktivist shumë të respektuar janë: Ribari i Madh, Zllakuqani, Konjuhi, Smallusha dhe Gllogovci. Do të vazhdojmë edhe këtë javë me takime me qytetar, diku për të formuar këshillat inicuese e diku duke formuar pikat dhe kështu deri në fundin e këtij viti Qendra e VV-së në Lipjan do ti ketë kryesitë në ma shumë se 25 fshatra. Do të vazhdojmë edhe në tremujorin e parë të vitit 2017, me formimin e pikave të reja për të perfshirë të gjitha fshatrat e Lipjanit që VV ka anëtar, e që ne kemi konkluduar nga vizitat dhe kontaktet tona me qytetar se ska asnjë fshat që VV-ja nuk ka simpatizant dhe anëtar të cilët po kërkojnë strukturim dhe antarsim në Lëvizje.(sic).

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...