Në rrugën “ Shqipëria dhe Haradin Bajrami” në Lipjan, sot kanë nisur punimet e ndërtimit të rrugës me katër korsi.
Për t’i parë nga afër punimet ka dalur, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. Ai në këtë rast, ka thënë se asfaltimi i katër korsive në këtë rrugë, do të ofron lëvizje të lirë dhe shumë komode si për ngasësit e veturave, ashtu edhe për këmbësorët. Ahmeti po ashtu i ka falënderuar qytetarët që po ndihmojnë duke bashkëpunuar pozitivisht me nevojat e projektit të kësaj rruge, dhe ka kërkuar nga kontraktuesit që t’i përshpejtojnë punimet, në mënyrë që rruga të jetë sa më shpejtë funksionale.
Kreu komunal, përgjatë ditës së sotme, ka përcjellur edhe asfaltimin e rrugës në fshatin Ruvc i Ri, si dhe dy projektet e nisura në Dobrajë të Madhe, ndërtimi i shtratit të lumit dhe palestra sportive/Komuna e Lipjanit-faqja zyrtare/






