“Trumpi i Kosovës” kishte parashikuar fitoren e Trumpit të Amerikës (Video)

PUBLIKUAR

Shumë kosovarë pritën që amerikanët për president të 45-të të shteteve të bashkuara do ta zgjedhin Hilary Clintonin,  por jo edhe Agim Bahtiri.

Kryetari i Mitrovicës qysh një vit më parë ishte i bindur se Donald Trump do të fitojë zgjedhjet në SHBA.

Këtë bile ia kishte thënë Hashim Thaçit derisa po bisedonin në Bruksel.

“U kam thënë me 25 gusht të vitit të kaluar Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Isa Mustafa se Trump do të fitojë”.

“E dimë që kemi një ndjenjë për Clintonët dhe ne do të jemi mirënjohës për atë familje, por megjithatë ne duke ditur fuqinë e Trump, apo fuqinë e njerëzve që e rrethojnë atë – çdo herë kamë thënë se njerëzit e fuqishëm do të punojnë shumë për të dhe do të jetë fitues. Sepse menaxhimi i tyre është shuam i fuqishëm”.

Madje Bahtiri ka thënë se edhe ky vet do të bëhet udhëheqës shteti si Trump.

“Do të bëhem kryeministër i Kosovës ka thënë Bahtiri”, në intervistën në Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...