Pas 48 orëve, Presidentja “hap zarfin”

PUBLIKUAR

pas-48-or-euml-ve-presidentja-ldquo-hap-zarfin-rdquo_hd

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, iu ka thënë liderëve të partive që ka takuar deri më tani se do të dalë me një propozim konkret për dalje nga kriza politike brenda 48 orëve.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i Listës Srpska, Aleksandër Jabllanoviq, i cili pas takimit me presidenten Jahjaga, thotë se në Kuvendin e Kosovës, do të votojnë kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar, nëse këta të fundit arrijnë t’i bëjnë 52 vota.

Presidentja Jahjaga është duke vazhduar takimin me përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në takim është lideri i AAK, Ramush Haradinaj, nënkryetarët Blerim Shala e Ardian Gjini, si dhe këshilltari politik i Haradiaj, Avni Arifi. /KP/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...