Sa duhet të vrapojmë për të shpenzuar kaloritë e marra nga ngrënia e një pice?

PUBLIKUAR

eni të uritur dhe nuk keni kohë për të përgatitur ndonjë porcion me ushqim të shëndetshëm dhe pa përmbajtje të madhe të kalorive? Ushqimi i shpejtë, e në rastin konkret pica mund te jetë një zgjidhje e “përkryer” për juve! Por, a e dini sa kohë ju nevojitet që t’i eliminoni kaloritë e marrura nga konsumimi i një pice të tërë?

Kur ta kuptoni këtë ndoshta herën tjetër prioritet i juaji do të jetë mënyra se si dhe me çka ushqeheni në atë mënyrë që stili i jetës tuaj mos t’ju penalizojë dhe ndikojë negativisht tek ju.

Për një individ të peshës dhe gjatësisë normale, distanca e cila duhet të përshkohet pas ngrënies së një pice është rreth 5.5 km ose rreth 50 minuta vrapim i intensitet të mesëm kah i lartë!

Ekzistojnë lëvizje të cilat tani janë duke kërkuar që për secilin produkt ushqimor i cili ju ofrohet klientëve për ta blerë, të jetë e shfaqur edhe ekuivalenca në ushtrime (koha e nevojshme për t’i shpenzuar kaloritë e marrura nga ai produkt).

Kjo shihet si një nga mënyrat për të luftuar mbipeshën dhe obezitetin. Mos të harrojmë se shkalla e diabetit është dyfishuar në krahasim me 40 vite më parë!/telegrafi

 

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...