Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Lipjanit tha për LipjaniNews se gjendja pas të reshurave të fundit në Komunën e Lipjanit është e qetë dhe se shumica e fshatrave tani më janë jasht rrezikut ndaj vërshimeve.
Ai tha se kanë qenë në fshatin Shalë, në Torinë dhe Resinovc për të parë gjendjen se si është.
“Në krahasim me komunat tjera Komuna e Lipjanit është në gjendje të mirë dhe deri më tani nuk kemi probleme, kemi qenë në Shalë, Torinë dhe vende të tjera”, tha Mehmeti.


