Thaçi pas publikimit të Raportit: BE-ja ka dështuar ta trajtojë Kosovën në mënyrë të barabartë

PUBLIKUAR

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën tha se BE-ja në mungesë të unitetit përbrenda ka dështuar dhe po vazhdon të dështoj në trajtimin e Kosovës në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

“Raporti i Komisionit Evropian për këtë vit përmban vlerësime pozitive për punën e institucioneve të Republikës së Kosovës. Me të drejtë theksohet rëndësia e avancimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Por, siç ishte pritur, fokusi i raportit edhe këtë radhë është tek ngecjet dhe kritikat e ndryshme. Gjersa në njërën anë këto ngecje mund të jenë reflektim i gjendjes në vendin tonë, në anën tjetër ato qëllimshëm theksohen tejmase për të justifikuar paaftësinë dhe jounitetin e BE-së për t’ia ofruar Kosovës perspektivën e sigurt të anëtarësimit.

Kosova përballet me shumë sfida që kërkojnë punë serioze për tejkalimin e tyre. Por, ne nuk do të pranojmë që qytetarët tanë të trajtohen në mënyrë të pabarabartë. Fatkeqësisht, BE-ja në mungesë të unitetit përbrenda ka dështuar dhe po vazhdon të dështoj në trajtimin e Kosovës në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE. Si pasojë e kësaj qasje, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE mbetet tepër e paqartë.

Përkundër këtij fakti të hidhur, qytetarët e Kosovës nuk kanë asnjë dilemë sa i përket jetësimit të vizionit tonë për anëtarësim në BE. Ne jemi të qartë dhe nuk heqim dorë. Por, tani është koha që edhe BE-ja të jetë e qartë me Kosovën”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...