Vetëm pak ditë pasi u bë përurimi i bus-stacioneve në Lipjan, kanë filluar të dëmtohen, një dëmtim ka ndodh tek bus- stacioni tek tregu i gjelbër.
Lexues të LipjaniNews kanë dërguar foto ku shihet se është dëmtuar ky bus-stacion.
Valzim Mziu, menaxher i projekteve në Komunën e Lipjanit ka thënë se sipas kontratës një bus-stacion ka kushtuar rreth 4200 euro me të gjitha pjesët.
“Dëmtimi është shumë i madh, nëse vazhdojmë në këtë formë është një shqetësim i madh, pikërisht që ka ndodhur sot, uroj që mos të ndodh në bus-stacionet tjera sepse është një kosto e madhe dhe se ne po mundohemi për të mirën e qytetarëve”, tha Mziu, transmeton LipjaniNews.com
Ai gjithashtu ka pohuar se është njoftuar Policia Kosovës është njoftuar edhe Drejtoria Inspektoratit në Lipjan dhe se shumë shpejt do të ketë një raport zyrtarë.
Një qytetarë lipjanas tha se kjo me të vërtet është në të mirën e qytetarëve dhe nuk bënë të dëmtohen assesi.
“Bus-stacioni është për të mirën tonë, tash e dimë që është dimër dhe bus-stacionet janë me mbulesë, po ashtu kanë një pamje të mirë, të dëmtohen kështu është për tu habitur”, tha një banor.
Në këtë rast, Imri Ahmeti, kishte thënë se vendosja e bus-stacioneve në qytet është pjesë projektit rregullimi i hapësirave të përbashkëta publike i cili është duke i implementuar në ndërtimin e trotuarëve, vendosjen e semaforëve, në ndriçimin publik, në mbjelljen e drunjëve dekorativ dhe i cili po realizohet falë bashkëpunimit dhe financimit nga DEMOS. /LipjaniNews.com/



