Interi ka fituar ndaj Crotones me rezultat 3-0.
Vendasit ishin më të mirë gjatë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar nga skuadra e qytetit të Milanos.

Pjesa e parë ishte pa rast të mira, por Interi kontrolloi lojën.
Në pjesën e dytë Nerazzurrët rrezikuan me anë të Jeison Murillos, Mauro Icardit dhe Ever Banegas.

Por, goli i parë në takim erdhi në minutën e 84 nga Ivan Perisic, kurse të tjerët u shënuan nga Icardi (88′ dhe në minutat shtesë të takimit).
Pas kësaj fitore Interi ngjitet në vendin e nëntë me 17 pikë, kurse Crotone në fund me pesë pikë.

Ndeshja e ardhshme e zikaltërve është ndaj Milanit. /Telegrafi/


