Kërveshi fajëson shtetin për vdekjen e Deharit: Në Kosovë i vetëvrari e vret veten “me thikë në shpinë”!

PUBLIKUAR

Eksperti i çështjeve juridike, Kujtim Kërveshi, në një postim të tij në Facebook kërkon që rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, ta hetojnë hetues të agjencive të huaja.

“Astrit Dehari (nuk e kam njohur kurrë), ndjesë pastë! Nga dje ai nuk është më, por debati duhet të jetë gjithëpërfshirës! Vdekjen e tij duhet ta hetojnë hetues të agjencive të huaja! Shoqëria në Kosovë nuk ka besim dhe nuk duhet të besojë më në hetime të rasteve të tilla nga institucionet tona; ato nuk janë të përgjegjshme, as nuk janë profesionale e po ashtu as nuk janë te pavarura nga ndikimet! Shteti jonë është përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit. Çështja është se e cilit institucion saktësisht duhet të bartë përgjegjesine! Ky shtet të shpall: ‘I vetëvrari e vrau veten me thikë në shpinë’, andaj te mos e lejojmë degradimin e mëtejshëm të vendit tonë”, ka shkruar Kërveshi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

kerveshi

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...