Cristiano Ronaldo ka rinovuar kontratën me ‘Los Blancos’ deri në vitin 2021, transmeton Gazeta Express.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi madrilen në sajtin zyrtar, të cilët kanë treguar se portugezi do të hedhë firmën e tij mbi letrën e bardh të hënën në mesditë, përcjell Gazeta Express.
Pak para zyrtarizimit të arritjes së marrëveshjes, foli edhe trajneri Zinedine Zidane, i cili tha se Ronaldo ëndërron ta përfundojë karrierën në Madrid.
“Jam shumë i lumtur për të. Ai është një lojtar që meriton ta përfundojë karrierën në Madrid. Ronaldo është i veçantë. Ëndrra e tij është që të pensionohet këtu, duke veshur fanellën e bardhë, ashtu siç bëra unë”, tha Zidane pak para zyrtarizimit nga ana e Real Madridit.
Që nga viti 2009, kur Ronaldo u transferua nga Manchester United, ka bërë 360 paraqitje për Realin në të gjitha garat, duke shënuar 371 gola. /Express/



