Montella kërkon fitore ndaj Palermos

PUBLIKUAR

Milani synon të vazhdoi me fitore edhe gjatë ditës së sotme pasi do të luaj në udhëtim tek Palermos.

‘Kuqezinjtë’, fituan minimalisht javën e kaluar 1-0 ndaj Pescaras, ndërsa trajneri Vincenzo Montella ka kërkuar tri pikë edhe nga udhëtimi në Sicili.

“Jemi të vetëdijshëm që nuk na pret një ndeshje e lehtë, pasi Palermo nuk e meriton pozitën që ka momentalisht”.

“Ne kemi synim që të vazhdojmë me fitore edhe këtë javë për të mbetur afër kreut të tabelës”, deklaroi Montella.

Ai shpreson që sulmuesit e tij të shënojnë gola.

“Dua të shoh më shumë gola nga sulmuesit tanë. Kanë shënuar mbrojtësit dhe mesfushorët shumë, ndërsa do të doja që edhe sulmuesit të jenë më efikas”, tha Montella. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...