Për disa vite me radhë Jennifer Aniston konsiderohej si ylli me këmbët më seksi në Hollivud, por së fundmi gjërat kanë ndryshuar.
Këtë herë kryeson Cameron Diaz, e cila ka lënë pas vetes emra të mëdhenj, ndër ta edhe Gisele Bundchen, Stacie Keilber, Halle Berry, Miranda Kerr, Carrie Underwood, Rihanna e shumë të tjera.
Cameron kudo që paraqitet mundohet që në plan të parë t’i nxjerrë këmbët e saj, të cilat vërtet janë seksi.
Dhe këto përpjekje kanë pasur sukses, pasi këtë vit këmbët e saj kanë rrëmbyer titullin e më të mirave.
Carrie Underwood mund të jetë një yll i madh i muzikës, por edhe këmbët e shkëlqyeshme janë ato që e bëjnë të popullarizuar.
Edhe Carrie ka përkujdesje të posaçme për këmbët e saj.h
Miranda Kerrit pikërisht këmbët e saj të gjata i kanë siguruar asaj vend në mesin e engjëllusheve të shtëpisë së modës “Victoria’s Secret”.
Për fustanet e saj të gjatë Rosie Huntington-Whiteley gjithmonë përkujdeset që të kenë prerje të thellë, me qëllim që këmbët e saj të jenë sa më shumë të ekspozuara dhe kjo bën që kudo që paraqitet të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.
E Gisele Bundchen është bërë njëra nga supermodelet më të paguara në botë pikërisht falë këmbëve të saj të gjata dhe superseksi.
Edhe Rihanna e pëlqen që këmbët e saj seksi t’i ekspozojë duke veshur fustane me prerje të thellë. /Zeri


