Reduktime të ashpra në Drenas

PUBLIKUAR

92835420-690x388

Komuna e Drenasit përmes kësaj komunikate për media, reagon ndaj veprimeve të Kompanisë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS) për reduktimet e ashpra në lokalitetet e kësaj komune. Komuna e Drenasit nuk pajtohet me veprimet e KEDS-it që po i benë në fshatrat e kësaj komune.

“Kategorizimi i KEDS-it për Drenasin që të mbetet në kategorinë C është diskriminues dhe kundër të drejtave të njeriut dhe aplikimi i këtyre masave ka elemente shqetësuese për banorët e komunës sonë, ngase në këtë mënyrë po pësojnë edhe ata që i paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike dhe Komuna e Drenasit është kundër kësaj mase diskriminuese për konsumatorët e ndërgjegjshëm që po e përjetojnë këtë veprim të KEDS-it”, thekson Komunikata e Komunës së Drenasit.

Sipas saj, janë duke u dëmtuar mbi 1600 biznese aktive të kësaj Komune, ndaj i kanë bërë thirrje KEDS-it që të mos veproj me ndërprerje të energjisë elektrike në mënyrë kolektive

“Deri sa faturat paguhen në mënyrë individuale nga ekonomitë familjare edhe veprimet e KEDS-it duhet të jenë ndëshkuese vetëm për atë kategori që nuk është e rregullt me pagesat e faturimit, por jo të jetë një regjion me 10 fshatra me nga tetë orë në ditë pa energji elektrike. Në asnjë rast nuk ka dënime kolektive, siç po bënë në këtë rast KEDS-i me konsumatorët që paguajnë rregullisht, por përgjegjësia gjithherë është individuale”.

“Si komunë këtë reagim e bëjmë edhe duke u bazuar në ankesat e shumta të qytetarëve tanë, dhe kërkojmë nga KEDS-i që aplikimin e formave të tilla të ndërprerjes së energjisë kolektive të ndalojë menjëherë”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...