Morina: Në Neurokirurgji nuk ka ndërprerje të punës

PUBLIKUAR

morina-n-euml-neurokirurgji-nuk-ka-nd-euml-rprerje-t-euml-pun-euml-s_hd

Drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Arsim Morina ka mohuar lajmin se në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK, ka ngecje të shërbimeve shëndetësore, duke thënë se vëllimi i punës në sallën e operimit dhe vizitat ditore në ambulancën specialistike kanë qenë si më parë.

Ai ka deklaruar se zgjedhja e tij për drejtor është në përputhshmëri të plotë me ligjin dhe standardet botërore të përzgjedhjes.

Morina ka thënë se nuk do të ketë ”bllokadë” apo “ paralizë”të punës në këtë Klinikë, të paktën nuk do të lejoj të ndodhë diçka e tillë përderisa ai të jetë udhëheqës i kësaj klinike.

“Vetë shpallja e ‘grevës’ këto ditë nga kolegët dhe thirrja e Dr. Haxhi Avdylit për të vazhduar me grevë konsideroj që është tejet e pamatur, e papjekur dhe e papërgjegjshme ngase është jashtë çdo obligimi etiko-profesional dhe kornize ligjore. Është më se e qartë që arsyet, kushtet, mënyra e organizimit janë në kundërshtim të plotë me ligjin. Andaj, ftoj kolegët që të reflektojnë pozitivisht dhe mos të sfidojnë durimin institucional. Çështja e dytë që jam i shtyrë të sqaroj ka të bëjë me refuzimin e kolegëve për zgjedhjen time Drejtor. Pohoj që zgjidhja ime për drejtor është në përputhshmëri të plotë me ligjin dhe standardet botërore të përzgjedhjes”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...