Ish imami i Gjilanit flet nga burgu: I lumtur që jam dënuar për fe (Video)

PUBLIKUAR

“Nëse Kurani është nxitje e urrejtjes fetare, atëherë po unë e kom shpjegu Kuranin. Edhe nëse Kurani është terrorizëm, po unë e kom shpjegu Kuranin edhe Hadithet e Pejgamberit a.s”. Kështu e filloi deklarimin nga burgu, ish imami i xhamisë El-Kuddus në Gjilan, Zeqirja Qazimi në emisionin “Udhëve”.

Qazimi në këtë emision thotë se është i lumtur që është dënuar për çështje fetare.

“Mu me gëzon fakti që jam i dënuar për çështje fetare. Unë e llogariti shumë pozitive që një njeri dënohet për çështje fetare”, ka thënë Qazimi.

Ai thotë se qytetarët duhet të shqetësohen atëherë kur bien ndesh me parimet e fesë islame. “Duhet të shqetësohet shumë. Kë e pengon feja islame, duhet të shqetësohet shumë”, thotë ai për RTK.

Ai ka thënë se nuk e dinë nëse prej fjalëve te tij dikush është rekrutuar për të shkuar në ISIS, duke thënë se ky nuk është problem i tij. Veç bisedës me të, RTK ka raportuar edhe për përhapjen e ideologjisë vehabiste në Kosovë.

Në emisionin “Udhëve” janë publikuar pamje te përhapësve te kësaj ideologjie dhe literaturës se Abdyl Vehabit.

Po ashtu, RTK raportoi për faqen hilafetialb.wordpress.com e cila është agjenci e mbikëqyrur nga grupi i xhihadistëve kosovarë në ISIS dhe e cila funksionon e pavërejtur në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Flet edhe Faton Hajrizi, i dënuar për vepra të ndryshme dhe i arratisur 7 herë nga burgu. Si përfundoi ai nga një shkelës i ligjit, në një praktikues të fesë islame. Për përhapjen e ideologjisë radikale fetare brenda burgjeve flasin edhe krerët e qendrave korrektuese dhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Zeqirja Qazimi është dënuar me 10 vjet burg. Ish imami, sipas komunikatës së lëshuar nga Gjykata Themelore akuzohet se duke keqpërdorur pozitën e tij si imam në xhaminë “ El-Kuddus” në Gjilan, publikisht ka nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike dhe grupe tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...