Guardiola zhgënjen sërish Touren

PUBLIKUAR

Edhe përkundër se Yaya Toure kërkoi falje, situata e tij te Manchester City nuk do të ndryshojë, kështu ka thënë Pep Guardiola

Ish mesfushori i Barcelonës, Yaya Toure, gjatë ditës së sotme kërkoi falje për gjitha komentet jo të mira në drejtim të klubit e Guardiolës.

E gjitha kjo situatë u krijua kur Toure ishte lënë jashtë skuadrës për Ligën e Kampionëve nga Pep Guardiola. Kjo kishte zemëruar menaxherin e mesfushorit dhe vetë lojtarin, të cilët kishin sulmuar strategun spanjoll.

Por, në fund Toure së bashku me menaxherin e kanë humbur luftën. Ata i kanë kërkuar falje Guardiolas, përcjell Express. Megjithatë, edhe përkundër kësaj, duket se situata e tij nuk do të ndryshojë te City.

“Kam folur me Touren këtë mëngjes, kështu që natyrisht se është bisedë private”, tha fillimisht Guardiola.

“Kam lexuar se çfarë tha ai dhe kjo është e rëndësishme për të dhe Manchester Cityn. Yaya vazhdon të stërvitet me ne, por ju e dini situatën e tij – asgjë nuk ka ndryshuar”, ka shtuar Guardiola. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...