Konsultime para seancës së 2 tetorit

PUBLIKUAR

konsultime-para-seanc-euml-s-s-euml-2-tetorit_2_2_hd

Presidentja Atifete Jahjaga do t’i dëgjojë sërish pikëpamjet e liderëve dhe partive parlamentare rreth daljes nga kriza për formimin e institucioneve të reja.

Sidomos pritet të diskutohet rreth vazhdimit të seancës konstituive më 2 tetor dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Takimet pritet të jenë të ndara, ngaqë koalicioni pas zgjedhor nuk është i gatshëm të diskutojë me PDK-në për çfarëdo zgjidhje të përbashkët.

Në këto takime, nuk pritet të ketë sërish ndonjë propozim zgjidhje nga ana e presidentes, por kryesisht ajo do t’i dëgjojë palët me cilat opsione do të shkojnë në seancë.

Vështruar nga seanca e ndërprerë e 18 shtatorit, nuk ka ndonjë lëvizje të re. PDK mbetet tek insistimi që i takon posti i kryekuvendarit, por sërish nuk do t’i ketë votat. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...