500 Euro ‘dhuratë’ nga shteti për çdo italian që mbush 18 vjeç

PUBLIKUAR

Të gjithë Italianët që kanë ditëlindjen e 18-ë në mes 3 nëntorit 2016 dhe 31 dhjetorit 2017(më vonë pritet të zgjerohet) tani mund të marrin nga 500 euro nga shteti dhe t’i shpenzojnë në artikuj kulturorë

Kjo shumë mund të merret nëpërmes një aplikacioni të quajtur 18app dhe mund të shpenzohen në libra, bileta koncertesh, bileta për teatër, vizita në muze, udhëtime në parqet kombëtare e shumë gjëra të tjera të ngjashme.

Ky projekt do t’i kushtoj qeverisë Italiane 290 milionë euro, por sekretari i Parlamentit Tommaso Nannicini, i cili e udhëhoqi këtë skemë, beson se këto para janë të shpenzuara mirë.

Ky aplikacion duhet të shkarkohet pata fundit të vitit, edhe nëse ditëlindja e ndonjërit do të ishte në vitin 2017.

Vitin tjetër, një skemë e ngjashme pritet të zgjerohet edhe për mësuesit, të cilëve do ti dhurohen nga 500 euro për ti shpenzuar në zhvillimin e karrierës së tyre.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...