Mustafa propozon mundësinë e heqjes së balotazhit në zgjedhjet lokale

PUBLIKUAR

Kryeministri Isa Mustafa, në cilësinë e kreut të LDK’së, ka konsideruar se reforma zgjedhore është e nevojshme në të dy palë zgjedhjet, si në ato qendrore edhe në ato lokale.

Mustafa, në takimin për reformën zgjedhore, të thirrur nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi, me liderët e të gjitha partive politike që janë në Kuvend, tha se procesi zgjedhor duhet thjeshtësuar për tu pamundësuar edhe parregullsitë.

“Zgjedhjet lokale duhet të mendohen mjafte mirë dhe të shkurtohen procedurat, të trajtojmë se a duhet të shkojmë në balotazh a jo, të trajtojmë çështjet e një zone apo më shumë zona. Edhe njëra, edhe tjetra ka avantazhet dhe disavantazhet. Ndryshimet në këtë aspekt duhet dhe ndryshim i Kushtetutës, ku duhet vullnet i dy të tretave në Kuvendin e Kosovës”, citohet të ketë deklaruar Mustafa në takimin për reformën zgjedhore të cilin partitë opozitare e injoruan./gazetaexpress

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...