Fatos Bytyqi për mediat serbe: Tërë jetën do të luftojë për zbardhjen e fatit të vëllezërve të mi

PUBLIKUAR

Fatos Bytyqi, vëllai i vëllezërve të vrarë Bytyqi, tha sot pas bisedimeve me anëtarët e qeverisë serbe në Beograd se nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për të hedhur në dritë rastin, për të kuptuar të vërtetën dhe që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.
“Unë do të luftojë derisa të jem gjallë, unë, dhe e tërë familja ime, duam drejtësi. Ne kurrë nuk do të ndalemi”, thotë Bytyqi në një deklaratë për Tanjug, transmeton lajmi.net.

Ai kujton se qeveria amerikane është e vendosur për t’i dhënë fund këtij rasti.

Autoritetet serbe, konsideron Bytyqi, do të duhej të bashkëpunonin me FBI-në për këtë rast, në mënyrë që mos të ketë asnjë dyshim gjatë hetim.

Ai këtë dyshim e bazon në faktin se ende nuk janë ndriçuar vrasjet e ish kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, redaktorit Slavko Çuruvija, i cili, thotë  se “nuk janë amerikanët, boshnjakët dhe kroatët, por serbët dhe as familjet e tyre nuk kanë parë ‘drejtësi’”.

“Qeveria e SHBA do të ndihmojë Serbinë të hyjë në BE, dhe kjo më bën të lumtur, por unë dua drejtësinë për familjen time”, thotë Fatos Bytyqi. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...