I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka prezantuar projektin e ri ku do të ndryshojnë tezgat e librashitësve në Prishtinë.
“Para disa muajsh me konkurs kemi vendosur mbi dukjen e re të librashitësve në shesh. Tani në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me DEMOSin Zvicran është publikuar tenderi për ndërtimin e tyre. Në fillim të vitit 2017 do të kemi dukje të re për librin. Lokacionet janë vetëm për ilustrim” shkruan Ahmeti në njoftim. /Indeksonline/






