Merkel: Veprimet e Turqisë kundër lirisë së shtypit, alarmuese

PUBLIKUAR

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se veprimet e autoriteteve turke kundër lirisë së shtypit dhe opinionit, janë tejet alarmuese.

Ajo ka shprehur dyshimet rreth ligjshmërisë së paraburgosjes së anëtarëve të stafit të gazetës opozitare nga autoritetet turke, transmeton Express.

Të hënën, të paktën 13 anëtarë të stafit të gazetës “Cumhuriyet” u arrestuan, në mesin e të cilëve edhe kryeredaktori, kolumnistë dhe karikaturistë.

Ndërkohë, Merkel ka thënë sot: “Është tejet alarmuese se liria e shtypit dhe opinionit është duke u kufizuar përsëri e përsëri në Turqi.”

“Kemi shumë dyshime se kjo korrespondon me principet e sundimit të ligjit,” shtoi ajo, duke iu referuar arrestimeve të gazetarëve.

Ai ka thënë se Gjermani do t’i kushtojë vëmendje të madhe hetimeve ndaj gazetarëve./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...