Aksidentet rrugore duket se po bëhen qëllimisht për të fituar dëmshpërblim.
Ky paralajmërim i çuditshëm vjen nga faqja në Facebook “Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore (HDA)”, e cila ka publikuar një video ditën e sotme të një aksidenti në Tiranë.
Video tregon momentin kur një motor hyn papritur në korsinë e makinës dhe përplaset nga mjeti.
Një veprim që duhet si i bërë qëllimisht që drejtuesi i motorit të fitojë dëmshpërblim.
Statusi i HDA:
“Shikojeni mirë këtë aksidentin e ndodhur sot tek ‘21 Dhjetori’. Nga kjo kamera duket sikur personi me motor është futur vetë për t’u aksidentuar qëllimisht për të përfituar ndonjë lek sepse ka filluar të bëhet si modë ky gjest. #Miq ruhuni nga disa mashtrues që ju dalin përpara në rrugë në këmbë, me biçikleta ose me motorë dhe ju futen qëllimisht që më pas të përfitojnë ndonjë lek prej jush!!!!” /lapsi.al/


