Familjarët udhëtojnë në Serbi për ta marrë Nehat Thaqin

PUBLIKUAR

Pas lajmit për lirimin e nënkolonelit Nehat Thaqi nga paraburgimi në Serbi, familjarët e tij tashmë janë duke udhëtuar për në Beograd për ta sjellë policin në Kosovë.

Burime të Gazetës Express, kanë bërë të ditur se tashmë motra e Thaqit është duke shkuar për ta marrë vëllanë e liruar nga paraburgimi. Të njëjtit sot gjatë orëve të mbrëmjes pritet të mbërrijnë në Kosovë.

Ndërkohë, sot ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, e ka konfirmuar për Gazetën se Nehat Thaqi është liruar nga burgu.

“Sapo më është konfirmuar lajmi se nënkoloneli Nehat Thaqi është liruar nga paraburgimi në Serbi dhe shumë shpejt do t’i bashkohet familjes”, ka thënë Hoxhaj në një prononcim për Express.

Drejtori i Policisë për Mitrovicë, Nehat Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin e Merdarës. Dy ditë më vonë ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. E njëjta masë ndaj tij i ishte vazhduar të premten që lamë pas nga Gjykata Speciale në Beograd. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...