Një skandal po trondit Spitalin shtetërorë në Shkup. Një ortoped maqedonas në mënyrë demonstrative ia ka hedhur para syve të gjithë dokumentet nënës shqiptare nga Prilepi, e cila kishte ardhur në Spital për të kontrolluar vajzën e saj 16 vjeçare E.I e cila lëngon nga një sëmundje e rëndë e boshtit korrizorë (skolioza). Ortopedi maqedonas është me iniciale M.P i cili në mënyrë demonstrative i cili verbalisht ishte konfrontuar me nënën e pacientes shqiptare nga Prilepi.
“Na gjuajti dokumentet para syve dhe na tha ikni nga Spitali. Nëse shkoni diku, unë do them se nuk ju njoh si pacient, por mos më përmendni mua se do të kaloni keq”, rrëfen me lotë në sy nëna shqiptare D.I.
Ndërkoh vajza e vogël shqiptare vazhdon të bëjë përjekjet e fundit për të jetuar, ajo mezi merr frymë për shkak të sëmundjes së boshtit kurrizorë. Kjo sëmundje ju bënë presion mushkërive dhe mezi kjo vajzë ngopet me ajër. Mirëpo mjekët kanë diagnostifikuar se përveç kësaj sëmundje, kjo vajzë e vogël nga një fshat i Prilepit, ka edhe një tumor të vogël në kokë. “Vajza vuan nga boshti kurrizorë dhe ka tumor edhe në kokë”, ka theksuar për Zhurnal nëna e pacientes së vogël.
Nga ana tjetër kjo paciente shqiptare mund të ketë fatin e Tamarës së vogël nga Velesi, ku për shkak se fondi për shëndetësi nuk i lejoi me kohë shërim jashtë vendit, Tamara ndërroi jetë. Mirëpo tani në kohën kur Fondin për shëndetësi, drejtori Orhan Ramadani, pritet që urgjentisht ti dilet në ndihmë sado pak kësaj nëne shqiptare.
Por është evidente se në Klinikën e ortopedisë dhe traumatologjisë në spitalin shtetëror në Shkup ka edhe kirurg shqiptar, të cilët me siguri se duhet të orientojnë familjarët e kësaj pacienteje që të gjenë zgjidhjen më të mirë për të trajtuar këtë sëmundje.
Ndryshe, në ministrinë e shëndetësisë sekretarë shtetëror është Nasuf Ipçe. Të gjithë të interesuar të cilët dëshirojnë që ti ndihmojnë familjes shqiptare nga Prilepi mund të paraqiten në telefonin 070391850./indeksonline/


