Bechtel & Enka akuzohet se po i largon shqiptarët nga puna

PUBLIKUAR

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare “Avonet”, në një komunikatë drejtuar mediave kanë shkruar se kompania “Bechtel & Enka “, po i largon nga puna shqiptarët duke i zëvndësuar me punëtorë të nacionaliteteve të huaja, kryesisht rumunë.

“Gjatë disa monitorimeve, të cilat i kemi bërë kemi kuptuar që tashmë kjo kompani së fundmi, është duke bërë  largimin e  shqiptarëve, nga puna duke e zëvendësuar me punësimin e shtetasve rumun. Kjo gjë është mjaft shqetësuese për ne pasi që një gjendje e tillë do të kontriboj në shtimin e varfëris”, thuhet më tej në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Kosova, është ndër vendet me shkallën më të lart të papunësisë në Evropë. Kjo është edhe ndër shkaqet kryesore që kemi edhe shkallë të lartë të varfërisë. Përkundër këtij fakti që është me papunësinë më të madhe në Evrop megjithatë, shtetas të huaj  Kosovën po e shohin si një vend të përshtatshëm  për  punë madje edhe duke u punësuar këtu.

Sipas të gjeturave tona duke u bazuar, në të dhëna zyrtare,  rreth 1500 shtetas të huaj brenda një viti gjejnë punë në Kosovë, duke mos u bazuar në atë se mijëra të tjerë punojn ilegalisht.

Një kontribut të tillë, në shtimin e puntorëve shtetas të huaj, që nga viti 2010 e ka shtuar koncerziumi Bechtel & Enka, e cila ka bërë  ndërtimin e Rrugës së Kombit.

Shtetasit e huaj të cilët po kërkojn punë në Kosovë vijnë, nga shtete të ndryshme, por më së shumti janë nga Rumania, Maqedonia, Turqia, Kroacia, Shqipëria. Por ka edhe nga vende tjera si nga Amerika, Franca, Gjermania, Çekia, nga Ukraina si dhe nga vende tjera.

Ne si AVONET,  gjatë disa monitorimeve, të cilat i kemi bërë kemi kuptuar që tashmë kjo kompani së fundmi, është duke bërë  largimin e  shqiptarëve, nga puna duke e zëvendësuar me punësimin e shtetasve rumun. Kjo gjë është mjaft shqetësuese për ne pasi që një gjendje e tillë do të kontriboj në shtimin e varfëris,   dhe ballafaqimin   e qytetarëve tonë me problemin  e  sigurimit të egzistencës.

Në këtë situatë,  përveq kompanis, Bechtel & Enka e cila po bënë punësimin e këtyrë shtetasve në mënyrë ilegale, përgjegjësia bie mbi institucionet e Republikës së Kosovëse cila duhet të bëjë paisjen me leje pune të shtetasve të huaj të cilët duan të punojnë në Kosovë.

Andaj ne bëjmë thirrje që punësimet e tilla ilegale  të parandalohen dhe të mos largohen nga puna shtetasit tonë  pasi që kjo situatë çdo herë e më shumë do të  ndikoj, në shtimin e papunësisë dhe varfërisë njëkohësisht./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...

Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta

Në një intervistë ekskluzive për “Përballje Podcast” në Telegrafi, komandanti i KFOR-it në Kosovë,...

Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë – Policia jep detaje

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin...