Zbulohet letra që la turistja që u hodh nga kati i 6-të i hotelit në Tiranë (Foto)

PUBLIKUAR

Dalin detaje të reja tronditëse në lidhje me ngjarjen e raportuar nga Policia, ku një shtetase e huaj, sipas bluve kishte rënë nga kati i gjashtë i Hotel Tirana.

Por “Panorama” ka mësuar nga burimet e saj nga stafi i Hotel Tiranës, se gruaja e moshës rreth 40-vjeç, turiste çeke, është vetëhedhur nga lartësia me qëllim për t’u vetëvrarë.

Një tjetër detaj me rëndësi është se para se të ndërmerrte këtë akt, ajo ka lënë edhe një letër.

“Unë po vetëvritem. Jam dakord që organet e mia mund t’i përdorin njerëzit që kanë nevojë”, thanë burimet e “Panorama” që kanë parë letrën që është gjetur në dhomën ku qëndronte gruaja e huaj.

Tani këtë letër e ka në dorë policia e cila po heton edhe më tej ngjarjen.

Mësohet se gruaja kishte pirë alkool pa fund dhe policia ka gjetur në dhomën e saj shishe të zbrazura.

Ajo kishte tri ditë që ndodhej në këtë hotel dhe është hedhur nga kati i gjashte i dhomës, që kishte prenotuar dhe ka rënë mbi taracën në katin e tretë.

cekja1

dhoma-e-turtistes

turiste-1

turiste-2

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...