Gjuriq në Leposaviq me leje të Ministrisë së Jashtme të Kosovës

PUBLIKUAR

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë në Leposaviq me leje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin, Bashmir Xhemaj, këshilltar i ministrit, Enver Hoxhaj.

Disa ditë më parë Gjuriqit, iu është ndaluar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës, pas arrestimit të drejtorit të policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Këtë e pohoi edhe Xhemaj, duke thënë se kjo ministri ia ka refuzuar dy herë kërkesën për hyrje në Republikën e Kosovës, Marko Gjuriqit.

“Marko Gjuriq ka bërë kërkesë në ministrinë tonë për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe kjo ministri, pas dy refuzimeve që i ka bërë disa ditë më parë, këtë herë ia ka aprovuar kërkesën për hyrje”, tha Xhemaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...