Rrustem Musa emërohet zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë

PUBLIKUAR

Procesi i riformatizimit të Qeverisë së Kosovës, duket se po vazhdon në mënyrë të heshtur, pasi që dita-ditës po ka emërime në postet qeveritare.

Kryeministri Isa Mustafa me propozim të partnerit të koalicionit, PDK-së, ka marrë vendim që në postin e zëvendësministrit të Ministrisë së Shëndetësisë ta emëroj Rrustem Musën, i cili deri më tash ka qenë
shef i grupit të asambleistëve të PDK-së në komunën e Mitrovicës.

Lajmin për portalin Veriu.info e ka konfirmuar Rrustem Musa, i cili ka treguar se vendimi është marrë para disa ditësh.

“Po vendimi është marrë para disa ditës, ndërsa unë nga nesër do ta ushtroj detyrën e zëvendësministrit të Ministrisë së Shëndetësisë”, ka treguar Musa, i cili është kirurg në QKUK.

Ndryshe, Rrustem Musa në mandatin qeverisës 2009-2013, ka ushtruar detyrën e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ndërsa tash është edhe nënkryetar i degës së PDK-së në Mitrovicë.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...