8 kg hashash dhe pistoletë me iniciale të gdhendura, në pranga 24-vjeçari nga Durrësi (Foto)

PUBLIKUAR

Në kuadër të rritjes së sigurisë së qytetarëve, policia e Durrësit ka arrestuar dje një 24 vjeç, të cilit iu gjet një pistoletë, plumba dhe 8 kg lëndë ndarkotike kanabis sativa.

Policia sqaron se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative arrestuan në flagrancë shtetasin Migel Shabani 24 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 30.10.2016, në lagjen Nr.13, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • rreth 8 kg. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
  • një armë zjarri tip pistoletë, me mbishkrim E – Kol;
  • 68 copë fishekë të kalibrit 7.62mm

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal. /gazetaexpress.com

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...