KMDLNj ka gatishmëri ta vizitojë Nehat Thaçin!

PUBLIKUAR

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë përmes Zyrës së Kosovës në Beograd ka kërkuar të krijohen kushtet që monitorues të kësaj organizate ta vizitojnë Drejtorin e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi i cili po mbahet i paraburgosur në Burgun në Nish.

KMDLNj ka kërkuar nga Valdet Sadiku që si udhëheqës i Zyrës së Kosovës në Beograd të ndihmojë monitoruesit e KMDLNj – së në mënyrë që të krijohen kushtet për vizitë.

Mandati i  KMDLNj –së është të vizitojë personat e privuar nga liria në territorin e Kosovës sikur edhe në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni, në rast se sigurohet leja dhe ky monitorim i mbështetur nga KFOS përfshinë vetëm shtetasit e Kosovës që mbahen në paraburgim apo janë në vuajtje të dënimit në këto shtete. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...